NDRYSHON PAMJE/ Fation Kuqari qethet zero dhe duket si tjetër njeri (FOTO) – AlpeGossip
NDRYSHON PAMJE/ Fation Kuqari qethet zero dhe duket si tjetër njeri (FOTO)

NDRYSHON PAMJE/ Fation Kuqari qethet zero dhe duket si tjetër njeri (FOTO)

Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët më të bujshëm të këtij edicioni të “Për’puthen”, i cili bëri për vete publikun me tipin e tij çapkën e të hedhur, si dhe sinqeritetin e treguar në emision.

Pak muaj më parë, ai vendosi të largohej me dëshirën e tij nga programi, duke u shprehur se s’pranonte të bëhej më pjesë e intrigrave në emision dhe lojrave që konkurrentët bënin me njëri-tjetrin.

Pas daljes nga “Për’puthen”, ai nisi të thotë të vërtetat e tij për emisionin dhe u kthye sërish në qendër të vëmendjes me projektet e reja në të cilat erdhi pas “Për’puthen”.

Fationi u bë pjesë e videoklipit të këngës më të re të Fifit, të titulluar “Maniak i dhimbjes”.

Tashmë, Fationi është gati për një tjetër projekt. Kësaj here ai do të bëhet pjesë e filmit “Gjurmë pa shenjë”, ndaj është detyruar të ndryshojë edhe look.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka qethur kokën zero dhe duket kaq ndryshe me pamjen e re, duke na habitur të gjithëve.

Nuk e dimë ende ç’rol do të luajë në këtë projekt filmik, pasi Fationi s’ka dhënë asnjë detaj më tepër, duke na lënë të gjithëve kuriozë.

Hë vajza, cili look mendoni se i shkon më shumë? Me flokë apo tullac?