“KUR TË GËNJEN FYTYRA”/ Ja si dukej Fifi teksa Flori triumfonte në “Kënga Magjike” (FOTO) – AlpeGossip
“KUR TË GËNJEN FYTYRA”/ Ja si dukej Fifi teksa Flori triumfonte në “Kënga Magjike” (FOTO)

“KUR TË GËNJEN FYTYRA”/ Ja si dukej Fifi teksa Flori triumfonte në “Kënga Magjike” (FOTO)

Ndërkohë që pjesëmarrësit e Këngës Magjike po jepnin votat e tyre për kolegët që garuan, prapa skenat e festivalit ishin shpesh prezente në ekranin e madh.

Në dhomën e emocioneve, aty ku artistët “kundërmojnë” ethe dhe stres, po pritej vendimi i kolegëve për fituesin e të festivalit, që këtë vit shënoi ditëlindjen e 20-të.

Këngëtarët Flori Mumajesi dhe Fifi e MC Kresha, ishin në garë goxha të ngushtë për disa momente dhe arriti të kapet momenti kur Fifi e kuptoi se Flori Mumajesi po fitonte edhe pse edhe kënga e saj “Psikopatja jote” po merrte mjaft pikë nga kolegët e saj, megjithatë jo mjaftueshëm për vendin e parë e të dytë që u zunë nga Flori Mumajesi dhe Aurela Gaçe e Eli Fara.

Megjithatë, ajo në fund sigurisht i dha edhe përqafimin për urimin e fitores.