“E KAM DASHUR”/ Jonida Maliqi flet pas deklaratës së Romeos: Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi – AlpeGossip
“E KAM DASHUR”/ Jonida Maliqi flet pas deklaratës së Romeos: Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi

“E KAM DASHUR”/ Jonida Maliqi flet pas deklaratës së Romeos: Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi

Jonida Maliqi ka folur së fundmi për raportin e saj me Romeo Veshajn teksa ka qenë e ftuar në podcastin e Isli Islamit, “N’audi”.

Ajo foli edhe për akuzat që janë ngritur ndaj Romeos në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku është pjesë prej më shumë se 50 ditësh.

Jonida ka thënë që ruan një marrëdhënie shumë të mirë me Romeon dhe akuzat e ngritura ndaj tij ajo i hedh poshtë, pasi sipas saj nuk do të qëndronin dy vite të lidhur vetëm sepse Romeo donte të përfitonte prej saj.

“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi(që Romeo tha se më ka dashur). Të dy ruajmë miqësinë, interesohemi për gjërat e njëri-tjetrit, më pyet e pyes si shkojnë gjërat. Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë raporte të mira, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Këtu boll!
Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar për shkak se kam qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë. Ah, mund të ketë patur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi…
Po s’ka qënë ai qëllimi (që të merrte famë prej meje) sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për “qëllimin”…”, tha Jonida.