Dua Lipa dhe vëllai i Gigi dhe Bella Hadidit, Anwar Hadid kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pas konfirmimit të lidhjes së tyre.
Motrat e Anwarit, Gigi dhe Bella kanë nisur ta ndjekin Duan në Instagram, madje edhe mamaja e tyre Yolanda.
Mirëpo nuk po ndodh e njëjta gjë me familjen e Duas. Për shkak të vendimit të tyre për të mos e ndjekur Anwarin, po përflitet se familja e këngëtares nuk janë dakort për lidhjen e tyre. Dyshimet i shton edhe fakti që familja e Duas vazhdon të mbajë kontakte me ish-të dashurin e saj, Isaac Carew.
Sipas “iconstyle” ata e kanë ftuar edhe në vendlindjen e tyre në Kosovë ish të dashurin e Duas.
Po ashtu asnjë nga familja e Duas nuk ka fshirë fotot e familjes me Isaac.