A janë vetullat ylber çmenduria e fundit e trendeve të make up-it? (FOTO) – AlpeGossip
A janë vetullat ylber çmenduria e fundit e trendeve të make up-it? (FOTO)

A janë vetullat ylber çmenduria e fundit e trendeve të make up-it? (FOTO)

Ç’nuk na kanë parë sytë me trendet e make up- it, ndaj duket se tani erdhi radha të shohim edhe vetullat ylber.

Kush tha se për të patur vetulla të bukura duhet patjetër të përzgjedhësh ngjyrën që përshtatet më mirë me to?

Epo e ka patur gabim, pasi ky trend i fundit na mëson t’i lyejmë vetullat sipas ngjyrave të ylberit.

Është kaq e pazakontë dhe kaq argëtuese në të njëjtën kohë!

Artistja që ka krijuar këtë trend shprehet se “vetullat ylber” janë zgjidhja e të gjithë problemeve me vetullat e zbehta.

Forma apo ngjyra tani nuk ka më asnjë rëndësi. E rëndësishme qështë që vetullat tuaja të jenë shumëngjyrëshe.