“U ZUMË KEQ”/ Chiara Ferragni flet për sherrin me Fedez: Ja arsyeja e debatit – AlpeGossip
“U ZUMË KEQ”/ Chiara Ferragni flet për sherrin me Fedez: Ja arsyeja e debatit

“U ZUMË KEQ”/ Chiara Ferragni flet për sherrin me Fedez: Ja arsyeja e debatit

Ka kaluar gati një muaj që kur rrjeti nuk e përmbajti dot veten, pas disa fotove të Chiara Ferragni me burrin e saj duke u zënë në liqenin Como.

Tashmë ata të dy kanë folur se çfarë ka ndodhur në jahtin luksoz duke na shtuar kureshtjen e ngjarjes që provokoi sherrin.

Në një “insta-live” Fedez ka thënë: “Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruan para se së ktheheshim tek shtëpia jonë në Milano.

Sherri më i madh ndodhi pikërisht në çastin kur jemi fotografuar. E kam fjalën për foton që u bë virale në rrjet. Sidoqoftë motivi ishin ca budallallëqe”, ka thënë bashkëshorti i Chiaras, këngëtari Fedez.

Gjatë zhvillimit të këtij episodi live ka hyrë edhe vet Chiara e cila ka sqaruar më tej.

“Motivi ishin ca çështje familjare”.

 

Ky episod nuk ndikoi fare tek festimi i përvjetorit të tretë të martesës dhe askund tjetër në jetën e tyre.

Image