TREGON “VIRUSIN” MË TË RREZIKSHËM SE COVID-19/ Valer Kolnikaj: Përhapen në intimitet – AlpeGossip
TREGON “VIRUSIN” MË TË RREZIKSHËM SE COVID-19/ Valer Kolnikaj: Përhapen në intimitet

TREGON “VIRUSIN” MË TË RREZIKSHËM SE COVID-19/ Valer Kolnikaj: Përhapen në intimitet

Valer Kolnikaj në ekran njihet si showman i programeve televizive, por jashtë ekranit ai është mjek. Valeri mban postin e drejtorit të një qendre spitalore në vendlindjen e tij, Malësi të Madhe, dhe në një intervistë për “Panorama plus” thotë se ekzistojnë viruse më të rrezikshme se Covid-19 e që përhapin në intimitet ata që tradhtojnë partnerët.

I pyetur nëse Covid-19 tani është më i rrezikshëm, apo rreziku ka kaluar, Valeri përgjigjet: “Rreziku nuk ka kaluar absolutisht, sidomos për faktin që vazhdon të jetë një armik i padukshëm dhe akoma popullata nuk e ka në dorë vaksinën kundër COVID-19 . Hipoteza e teori të njëpasnjëshme vazhdojnë të publikohen, të cilat shpeshherë kundërshtojnë njëra-tjetrën. Është fakt që rritja e temperaturave frenoi dukshëm efektin e shpejtë e të fortë të këtij virusi, por si çdo virus tjetër i mëparshëm, ekziston mundësia e të shfaqurit në stinën e vjeshtës dhe dimrit, prandaj rreziku vazhdon të jetë i pranishëm, edhe pse i heshtur apo asimptomatik”.

Përveç Covid-19, cilat janë viruset e padukshme që përhapen mes njerëzve në intimitet?

Valer Kolnikaj: Tradhtia e ndarjet janë duke u përhapur shumë te të paduruarit e të mospërmbajturit në intimitet. (Qesh)

Thonë që mjekët bëjnë shumë para. Po ti, si je me situatën ekonomike? Ia vlen të punosh në mjekësi me këto paga në shtet?

Valer Kolnikaj: Çdo punonjësi të shtetit që i shërben popullatës, si: mjekëve e infermierëve, inxhinierëve, policëve, mësuesve etj., ua dimë vlerën vetëm kur jemi në rrezik e s’kemi ku të shkojmë. Mendoj që këtyre punonjësve u duhen siguruar nga shteti pagesa të mira, që këta t’u sigurojnë familjeve të tyre jetesën e mirë, që të mos të detyrohen të largohen nga Shqipëria. Pagat e infermierëve janë më të ulëtat dhe shpresoj shumë që qeveria jonë t’i rishikojë, duhet pa diskutim. Si e kam unë situatën ekonomike? Jetoj mirë me familjen, edhe pse jam i vetmi i punësuar deri tani. I kam realizuar objektivat e mia në çdo aspekt dhe kam plot mundësi për dëshira e objektiva të radhës.