“PREVA DAMARËT”/ Rrëfimi tronditës i modeles shqiptare: Doja të vrisja veten (FOTO) – AlpeGossip
“PREVA DAMARËT”/ Rrëfimi tronditës i modeles shqiptare: Doja të vrisja veten (FOTO)

“PREVA DAMARËT”/ Rrëfimi tronditës i modeles shqiptare: Doja të vrisja veten (FOTO)

Në puntatën e re të rubrikës “She’s On Top” në “E diell” u fol për bullzmin, temë që preku veçanërisht dy konkurrente, të cilat ndanë edhe eksperiencat e tyre personale.

Pas Xhoanës, edhe Megi Hasanaj rrëfeu historinë e saj të dhimbshme. Teksa tregoi shenjat e prerjes së damarëve në dorën e saj, ajo tha se kur ishte më e vogël ishte bullizuar dhe shkoi deri në gradën sa të vriste veten.

“Unë kam qenë një fëmijë shumë i urtë. Duke parë Xhoanën që u shpreh, kam qenë një nga ato vajza që e humba fuqinë. Nuk mund të çohesha dot më sa që shkova në gradën të vrisja dhe veten time. Kjo është dora ime e bukur, që këto shenja unë do i mbaj sepse sa herë që i shoh më japin më shumë forcë për të ecur përpara,” u shpreh konkurrentja.

Megi dha edhe një mesazh: “Fëmijë që na shihni sot ngrini zërin dhe tregoni që edhe ju jeni të fortë. Mos u strukni brenda vetes. Ju mund t’ja dilni, ashtu si unë, Xhoana e të tjerët. Nëse unë sot jam këtu jam sepse unë e krijova karakterin tim dhe i thash vetes që unë do ja dal.Unë dua të bëhem kjo që jam, një këngëtare, një modele, unë do ja arrij dhe ju mund t’ja arrini. Ju dua shumë edhe pse nuk ju shoh”.