Majk është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, por edhe ndër më të komentuarit në media për jetën e tij private ndonëse këtë pjesë ai mundohet ta ruajë jashtë syrit të publikut.
Nëpër intervista reperi është treguar gjithnjë i kursyer për të folur mbi jetën private, por në një intervistë për “Pushime on Top”, ai ka treguar për herë të parë periudhën e vështirë që ka kaluar.
“I jam fal Zotit çdo natë, i jam lutur për një mundësi të dytë, se e kisha të parin por isha shumë i ri dhe nuk dija si ta menaxhoja. Kur isha 19 vjeç nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte, për asgjë. Aty kam kaluar një periudhë të vështirë të jetës time”, ka treguar Majk.