Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë ditën e sotme, kjo solli trishtimin e artit shqiptar.
“Ikona e muzikës shqipe”, “Bilbil i Kosovës”, “Mbretëresha e muzikës shqiptare”, ” Legjendë” e shumë dedikime të tjera prekëse i kanë bërë sot disa nga VIP-at shqiptarë Nexhmijes dhe kanë drejtuar ngushëllime në familjen e saj.
Largimi nga jeta i këngëtares, është një humbje e muzikës, artit dhe varfërim i kulturës… Veprat e saj s’do të vdesin, zëri dhe muzika që bënte do të dëgjohen. Një humbje që i preku të gjithë artistët.