PËR HERË TË PARË/ Këngëtarja e njohur publikon momentet emocionuese nga lindja e vajzës (VIDEO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË/ Këngëtarja e njohur publikon momentet emocionuese nga lindja e vajzës (VIDEO)

PËR HERË TË PARË/ Këngëtarja e njohur publikon momentet emocionuese nga lindja e vajzës (VIDEO)

Ajo zhvilloi dasmën e saj në korrik 2016 dhe lindi vajzën në prill 2018. Por Ciara kishte vendosur që me publikimin e klipit të ri “Beauty Marks” të na zbulonte disa video nga këto momente të veçanta.

Videoklipi është drejtuar nga vetë ajo dhe nis me Ciarën që qëndron në altar krahë bashkëshortit, Russell Wilson. Më pas, ata shfaqen teksa ecin krahë njëri-tjetrin, shkëmbejnë premtimet të përlotur dhe kërcejnë të lumtur. Gjithashtu, dhe djali i tyre, Future Zahir Wilburn shfaqet në video duke i dhënë unazat.

Këngëtarja ka vendosur të ndajë dhe disa sekonda nga momenti kur nga lindja e vajzes, Sienna.

“Qëllimi im gjatë procesit të regjistrimit të këtij albumi ishte të kujtoja veten që shenjat që merr gjatë jetës janë në fakt shenja bukurie. Fatkeqësitë përfundojnë duke të dhënë urtësi dhe karakter, dhe të mbijetosh gjatë gjithë këtyrë sfidave të bën më të fortë. Ky album është për të festuar rrugëtimin që të çon tek ato momentet e shenjave të bukurisë.”- është shprehur Ciara për E!Online.

Dhe klipi që zgjat rreth 7 minuta është vërtetë emocionues, falë të gjithë këtyre momenteve të kapura nga jeta reale.