ENDE SHUMË I VOGËL/ Gjiko sjell bashkëpunim me djalin e tij Zëri – AlpeGossip
ENDE SHUMË I VOGËL/ Gjiko sjell bashkëpunim me djalin e tij Zëri

ENDE SHUMË I VOGËL/ Gjiko sjell bashkëpunim me djalin e tij Zëri

Muaj më parë, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, u bënë prindër për herë me ardhjen në jetë të vogëlushit Zëri. Siç tani dihet, dyshja kanë treguar se janë prindër shumë të përkushtuar dhe herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre momente të ndryshme familjare.

Gjiko publikon shpesh foto me të birin në profilin e tij të Instagramit dhe kështu ka bërë dhe para disa minutash. Ai ka postuar një foto me Zërin në krahë dhe ka dhënë për të gjithë një lajm shumë të bukur.

“Gjiko ft Zëri, së shpejti”, ka shkruar ai krahas fotos dhe i ka bërë fansat të mendojnë se ndoshta reperi ka menduar të përfshijë vogëlushin në videoklipin e rradhës. Por ekziston mundësia që shkrimi të jetë në kuadrin e një shakaje, kjo mbetet për t’u parë.