Anjeza Dyrmishi fotografja e njohur, pak kohë më parë publikoi dhe projektin e saj të ri të quajtur ”Prano Veten”. Ky projekt kishte të bënte me idenë e të qenurit i lumtur me veten pavarësisht imperfeksioneve që çdokush ka.
Projekti përmbledh disa femra të njohura të ekranit të cilat pozojnë para kamerës të zhveshura nga filtrat dhe efektet. Ato pëcjellin mesazhin se çdo njeri duhet ta dojë dhe ta pranojë veten për atë që është, pa u ndikuar nga komplekset dhe paragjykimet e shoqërisë dhe imazhit që ata kërkojnë.
Për më tepër detaje nga ky projekt që rezultoi i mirëpritur nga publiku, AlpeGossip.al ka siguruar një intervistë me Anjezën.
Intervista
Si lindi ideja?
Ideja ishte e thjeshtë, e frymëzuar nga realiteti ku jetojmë, nga vetë klientet e mia te cilat shpeshherë kanë tendencën të transformohen, duke kërkuar me ngulm perdorimin e photoshopit në fotot e tyre, duan me ngulm qe defektet qoftë edhe më minimalist në tersinë e pamjes të tyre të rregullohen, me pak fjalë të jenë diçka që nuk janë në realitet. Media sociale ka krijuar nje tipologji femre që duket gati perfekte, e kuruar në detaj, që ka gjjthçka që dëshiron. Por në fakt në realitetin ku jetojmë kjo s’ështe aspak e vërtetë. Në te gjitha kemi defektet tona, jemi shume larg perfektes, por të gjitha këto na krijojnë ne, pra këto tipare me ose pa defekte na bëjnë ne unike. Pikërisht nga kjo tendencë e vajzave u frymëzova për këtë projekt që për mua po besoj edhe për çdo kënd tjetër ka një domethënie të madhe.
Ishte e vështirë të gjenit njerëzit e përshtatshëm?
Nuk mund të them që ishte e lehtë përzgjedhja e tyre apo edhe bashkëpunimi. Që në momentin e parë që krijova këtë projekt, isha e bindur qe vajzat pjesmarrëse duhet te ishin krysisht bloggeret apo personazhe publike. Per arsyen e vetme, sepse ato janë te parat që promovojnë perfeksionin, fotot e tyre te kuruara ne detaj. Atëherë thashë të tregojmë anën tjetër të tyre, ate pjesë që ndjekësit nuk e njohin. Duke u treguar publikut të gjerë se edhe këto vajza te cilat janë aq të kuruara, të bukura, pa defekte në rrjetet e tyre sociale ( të cilat janë të detyruara te jenë të tilla përshkak se e kanë profesion) kanë padiskutim rrudha, kile më tepër, e shumë e shumë imperfeksione të tjera. Fakti që unë kam shumë eksperiencë në këtë fushë, i bëri vajzat të pranojnë menjëherë, nuk patën ngurim, pasi kishin besim në punën time dhe në këtë projekt.
Cila nga vajzat u përshtat më mirë me projektin dhe skenat e xhiruara?
Në përgjithësi të gjitha u pershtatën shumë mirë dhe u përpoqën të jenë bashkëpunuese, mirëpo nëse do të duhet të veçoja dikë atëherë do të thoja që është Andresa, sepse është një person pa komplekse, e thjeshtë dhe tejet bashkëpunuese. Sigurisht me ndonjerën nga vajzat mund të më jetë dashur pak më shumë punë, me ndonjerën që ndoshta mund të kishte ndonje kompleks te vogël, po në pergjithësi e them me bindje se vajzat u pershtaten shumë mirë me projektin.
Ka patur njerëz që e kanë kundërshtuar si fushatë duke shprehu mendim negativ, dhe si ka ndikuar kjo tek ju?
Të gjithë kanë qenë dashamirës dhe përkrahës të këtij projekti, për rëndesinë që kishte. Çdo kush ka nevojë të ndihet vetja, pa u dashur të sforcohet për të fshehur defektet apo tiparet që për të tjerët s’janë të përshtatshme. Mund të ketë patur pak zera që e kanë keqkuptuar këtë fushatë, duke e deformuar edhe mesazhin e këtij projekti, por mesazhi është i thjeshtë prano veten, mos u frikëso nga asnjë paragjykim i askujt. Kështuqë në këtë kontekst çdo kush që e ka marrë mesazhin ashtu siç është ka qenë dashamirës ndaj projektit.
A do të kemi një pjesë të dytë të kësaj fushate?
Edhe mund të ketë ndoshta, jam e hapur në këtë pjesë, mirëpo për momentin kam shumë kauza në të cilat dua të vë fokusin. Janë fushata që lidhen me artin në përgjithësi, me të bukurën dhe me perceptimin e saj por pa lenë mënjanë edhe problematikat që lidhen me realitetin shqiptar. Do mundohem gjithmonë te perçojë pozitivitet tek çdo kush.
Keni menduar për përfshiren e njerëzve të zakonshëm?