“E KAM PRITUR GJATË KËTË MOMENT/ Elvana Gjata e entuziazmuar për rolin në film – AlpeGossip
“E KAM PRITUR GJATË KËTË MOMENT/ Elvana Gjata e entuziazmuar për rolin në film

“E KAM PRITUR GJATË KËTË MOMENT/ Elvana Gjata e entuziazmuar për rolin në film

Elvana Gjata është emër shumë i dashur për publikun.
Këngëtarja është shumë aktive me projekte të reja muzikore, ndërsa tani ka provuar veten edhe në një tjetër fushë.

Atë së shpejti do ta shohim si aktore në komedinë “2 gisht mjaltë”, ku do të luajë përkrah Ermal Mamaqit.

Tashmë ata janë duke realizuar xhirimet e filmit, ndërsa Elvana është shprehur e ngazëllyer për këtë mundësi që iu dha.

“E kam pritur gjatë  këtë moment.
Filmi im i parë …
E dua këtë Komedi me gjithë zemrën time!
Jam kaq krenare për të gjithë që punojnë kaq shumë! #Ekipimëimirë”, ka shkruar Elvana ndërkohë që falenderon Ermal Mamaqin duke e konsideruar atë si vëlla.