ÇFARË NDRYSHIMI/ Dhurata Dora nuk njihet me pamjen e re (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË NDRYSHIMI/ Dhurata Dora nuk njihet me pamjen e re (FOTO)

ÇFARË NDRYSHIMI/ Dhurata Dora nuk njihet me pamjen e re (FOTO)

Dhurata Dora mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e të cilës kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen kudo.

Dhurata prej vitesh i ka qëndruar besnike flokëve të zeza duke bërë ndryshime vetëm në prerjen e tyre.

Por sot këngëtarja ka bërë një ndryshim drastik duke u kthyer në bjonde e duke i lënë të gjithë gojëhapur me pamjen e re të cilën e ka zbuluar grimieri Arbër Bytyqi.

Dhurata ka ndryshuar pamjen pasi aktualisht po xhiron videoklipin e ri.

Kujtojmë që kënga e fundit e saj ishte “Qikat e mia”, e publikuar muajin e kaluar dhe që pati shumë sukses.

Dhurata ka qenë e komentuar së fundmi edhe për jetën personale pasi po përflitet se ajo është në një lidhje me një menaxher clubi në Kosovë i quajtur Shamb Vokshi. Dhurata nuk ka reaguar lidhur me lajmet mbi lidhjen e saj.