Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Luana Vjollca, është tepër aktive në rrjetin social Instagram, ku ka mbledhur plot 1 milionë ndjekës dhe ndan me ta momente të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.
Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto që me siguri i ka lënë gojëhapur ndjekësit dhe i ka shokuar kalimtarët aty pranë. Luana shfaqet pranë makinës, teksa ka ndaluar në Rrugën e Kombit dhe ka pozuar me pizhama në mes të rrugës.
“Kartolina ime e dimrit : Pizhama, Borë ,Makinë e palarë. Uuu edhe unë e veshur si një lopë.”- shkruan moderatorja krahas fotos.