Nuse shqiptare apo amerikane? Mario befason me përgjigjen e tij – AlpeGossip
Nuse shqiptare apo amerikane? Mario befason me përgjigjen e tij

Nuse shqiptare apo amerikane? Mario befason me përgjigjen e tij

Mario Dedivanoviç është shqiptari i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndërtuar një karrierë të suksesshme. Mario është artisti pas grimit magjepsës të shumë personazheve të famshëm shqiptar ose të huaj.

Kur vjen puna te familja, Mario është tipik shqiptar. I pyetur nga velina Kejvina Kthella në emisionin “Xing me Ermalin” nëse ai do të zgjidhte të martohej me një nuse amerikane apo shqiptare, Mario nuk ngurroi të jap përgjigjen që na befasoi të gjithëve.

“Shqiptare nga Malësia”, tha grimieri më i famshëm në botë duke theksuar origjinën e tij malësore.

Mario u shpreh se nuk i duket vetja i famshëm, por gjithësesi është shumë falenderues ndaj atyre që e ndjekin dhe e përgëzojnë për punën e tij.

“Jam prej katuni. Jam shumë mirënjohës dhe i nderuar për punën që bëj”, tha ai në “Xing me Ermalin”.

Edhe pse ka mbi 4 milionë ndjekës në “Instagram” ai na la të gjithëve me gojë hapur me sjelljen e tij të thjeshtë.

Projekti i radhës së Marios vjen si “dhuratë për popullin e tij”, ai do të bëjë një Master Class të madh. Mario do t’u mësojë personave pjesëmarrës gjithçka që di vetë mbi makeup-in.