“NATA E BARDHË”/ Atmosfera e VIP-ave në sheshin “Skënderbej” dhe risitë e këtij viti (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NATA E BARDHË”/ Atmosfera e VIP-ave në sheshin “Skënderbej” dhe risitë e këtij viti (FOTO+VIDEO)

“NATA E BARDHË”/ Atmosfera e VIP-ave në sheshin “Skënderbej” dhe risitë e këtij viti (FOTO+VIDEO)

Një nga “zakonet” e festave të nëntorit është edhe eventi i përvitshëm i quajtur “Nata e Bardhë” ku përmes aktiviteteve të organizuara nga bashkia e kryeqytetit njerëzit festojnë të gjithë së bashku.

Në sheshin Skënderbej ishte organizuar një koncert ku merrnin pjesë emra të njohur të muzikës e mjaft të dashur nga publiku si : Elhaida Dani, Aurela Gaçe, Vesa Luma dhe Erik Lloshi.

Prej kohësh Vesa Lumën nuk e kemi parë të jetë aktive në projekte apo mbrëmje muzikore dhe mund të themi se ajo ishte një nga suprizat e këtij viti.

Gjiashtu shohim se kemi një dominim të vajzave këngëtare të cilat morën dhurata nga kryebashkiaku e ku i vetmi mashkull është Erik Lloshi i cili gjithashtu ndezi atmosferën në shesh.

“Gocat më të mira prej krejtve”, i quan kyebashkiaku Erion Veliaj këngëtaret e preferuara nga publiku.

Tjetër risi në këtë vit ishte prezantimi i koncertit nga bukuroshja Rashel Kolaneci të cilën e kemi parë të jetë pjesë e shfaqjeve televizive si “Xing me Ermalin” apo “Dance With Me” por asnjëherë si prezantuese.

Rasheli është shprehur mjaft e kënaqur nga kjo eksperiencë e rë e këtë e shohim edhe në postimet e saj në Instagram.

Gjithashtu “qershia mbi tortë” ishin fishekzjarret spektakolare të cilat kënaqën të gjithë publikun.

Përgatiti: AlpeNews.al