2 PIKËSHI I FAMSHËM/ Ia vuri fajin jurisë shqiptare, Rita Petro i kthehet Alketa Vejsiut – AlpeGossip
2 PIKËSHI I FAMSHËM/ Ia vuri fajin jurisë shqiptare, Rita Petro i kthehet Alketa Vejsiut

2 PIKËSHI I FAMSHËM/ Ia vuri fajin jurisë shqiptare, Rita Petro i kthehet Alketa Vejsiut

Anëtarja e jurisë së “Festivalit të Këngës”, Rita Petro ka folur për herë të parë sot pasi u vendos në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se i kishte dhënë pak pikë Elvana Gjatës. E ftuar në “Wake up”, Rita theksoi se votimi ishte i pastër dhe se votoi me më shumë pikë këngën e Arilenës pasi ishte në shijet e saj. E pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj për deklaratën e Alketës, Rita u shpreh se ndihet e fyer.

Alketa ditën e djeshme u shpreh se është pa fjalë për 2 pikët që dha juria shqiptare. Në një koment, moderatorja shkruante: “Po u fut shqiptari ja kështu ndodh!”.

Rita e ftuar në “Wake up”, u shpreh: “Më vjen keq që ne na ndanë! Të bësh ndarjen juria e huaj janë të zotët dhe juria shqiptare nuk janë të zotët dhe janë të korruptuar, e kam ndjerë veten të fyer. Koha është e gjatë dhe deri në Eurovision, do tregohen të gjitha faktet”.

“Duhet një reagim publik i organizatorëve të cilët të deklarojnë që çdo gjë është bërë në rregull dhe respektojmë vendimin e jurisë”, shtoi Rita Petro.