“PËRRALLA E BORËBARDHËS DËRGON MESAZH TË GABUAR TEK FËMIJËT”/ Aktorja: Sa herë që e lexoj, shikoj vajzat e mia – AlpeGossip
“PËRRALLA E BORËBARDHËS DËRGON MESAZH TË GABUAR TEK FËMIJËT”/ Aktorja: Sa herë që e lexoj, shikoj vajzat e mia

“PËRRALLA E BORËBARDHËS DËRGON MESAZH TË GABUAR TEK FËMIJËT”/ Aktorja: Sa herë që e lexoj, shikoj vajzat e mia

Aktorja Kristen Bell është shprehur se përralla e Borëbardhës dërgon mesazh të gabuar tek fëmijët.

Pasi ua kishte lexuar përrallën e famshme vajzave të saj, ylli kinematografik vendosi ta shprehte shqetësimin publikisht.

“Sa herë që lexoj përrallën shikoj vajzat dhe i pyes nëse mendojnë se është e çuditshme që Borëbardha nuk e pyeti shtrigën e vjetër se pse ajo duhej ta hante mollën, apo se ku e mori atë mollë?”-është shprehur aktorja për një media të huaj.

“I them se unë kurrë nuk marr ushqim nga të huajt, po ju? Dhe fëmijët përgjigjen që ‘Jo’. Atëherë mendoj se po bëj diçka të drejtë”, ka shtuar ajo.

Kristen Bell ka vijuar të thotë se, “përralla e Borëbardhës jep pikëpamje të gabuara edhe në lidhje me miratimin e një veprimi, sepse ju nuk mund të puthni dikë nëse është duke fjetur.”

Borëbardha është një përrallë për fëmijët e cila u publikua në Disney në vitin 1938. Përralla në fjalë është risjellë përgjatë viteve në forma të ndryshme.