TË PËRFSHIRA EDHE NË SKANDALE SEKSUALE/ Tetë politikanet më joshëse në botë (FOTO) – AlpeGossip
TË PËRFSHIRA EDHE NË SKANDALE SEKSUALE/ Tetë politikanet më joshëse në botë (FOTO)

TË PËRFSHIRA EDHE NË SKANDALE SEKSUALE/ Tetë politikanet më joshëse në botë (FOTO)

Femrat atraktive nuk gjenden vetëm në botën e showbizit, por edhe në atë të politikës.

Femrat që do shihni më poshtë kanë punuar nëpër parlamente e qeveri të ndryshme, e madje disa prej tyre janë trajtuar nëpër media edhe për përfshirje nëpër skandale me politikanë më me emër në botë.

Nicole Minetti

Nicole është një stomatologe e cila në vitin 2009 i ka rregulluar dhëmbët ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, të cilin e kishte sulmuar një mashkull në Milano.Pas një farë kohe jo shumë të gjatë, ajo u anëtarësua në partinë e tij e madje siguroi edhe një vend në parlament. Minetti u tërhoq nga politika pasi u përfshi në skandalin e thirrjes së femrave të reja nëpër orgjitë e Berlusconit. U dënua edhe me burg. Më pas iu rikthyer profesionit të stomatologjisë si dhe filloi të punonte si DJ.

 Alina Kabaeva

Politikanët rusë padyshim që do ta kenë pasur të vështirë gjatë viteve 2007-2014 të përqëndrohen, duke qenë se pranë tyre gjendej pikërisht Alina Kabaeva. Fituesja e dikurshme e Medaljes së artë Olimpike është paraqitur disa herë në ballinat e revistave si Vogue e Maxim. Ajo është përmendur për një farë kohe nëpër mediat vendase edhe për një aferë ndërmjet saj dhe Vladimir Putinit, ndonëse zyrtarisht tashmë është demanduar.

Maria Rosaria Carfagna

Maria Rosaria Carfagna ka qenë modele dhe prezantuese televizive përpara se të fillonte të merrej me politikë. Përfshirja e saj në këtë sferë do të ndodhte në vitin 2004. Ajo është akoma pjesë e politiks, veçse tani shfaqet me veshje elegante e serioze si dhe me flokë të shkurtra.

Sethrida Geagea

Edhe pse tashmë është në moshë, kjo 50-vjeçare vazhdon të konsiderohet si një prej politikaneve më seksi në botë. Ka lindur në Ganë, ndërsa në Liban i hyri politikës pas arrestimit të burrit të saj në vitin 1994.Në vitin 2005 u bë pjesë e parlamentit, ndërsa një kohë ka qenë edhe ministre.

Orly Levy

Ajo ka shërbyer në forcat ajrore izraelite. Orly Levy ka qenë modele dhe prezantuese televizive, pavarësisht se ka mbaruar Shkollën e Juridikut. Pasi përfundoi studimet filloi të merrej me politikë dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendje falë bindjeve të saja të fuqishme të djathta.Për shumëkënd, Orly është dëshmia sesi femrat mund të jenë të bukura, të mençura por edhe të fuqishme. Sot, ajo është 43 vjeçare dhe vazhdon të merret me politikë.

Toireasa Ferris

Ajo merret me politikë që nga mosha 18 vjeçare. Edhe pse ka pasur deklarata kundërthënëse, irlandezja Ferris e ka pasur mbështetjen e popullit dhe është zgjedhur si përfaqësuese në Parlamentin evropian.

Ruby Dhalla

Gjatë viteve 2004-2011, Partia Liberale e Kanadasë ka pasur pjesëtaren më atraktive në historinë e saj. Ruby ka fituar në të kaluarën shumë gara të bukurisë, ndërsa pas shkollimit filloi të merrej me politikë. Mirëpo, në vitin 2014 u përfshi në një skandal dhe u tërhoq nga politika.

Eva Kaili

Karrierën e ka nisur si gazetare dhe prezantuese e lajmeve. Eva ka kryer studimet e Arkitekturës, prandaj edhe ajo është dëshmi se bukuria dhe mençuria mund të shkojnë bashkë. Pas disa vitesh në parlamentin grek, tashmë është zgjedhur të jetë pjesë e Parlamentit evropian.