Valë ikjesh në “Tv Klan”/ Moderatorja e njohur largohet emisioni (FOTO) – AlpeGossip
Valë ikjesh në “Tv Klan”/ Moderatorja e njohur largohet emisioni (FOTO)

Valë ikjesh në “Tv Klan”/ Moderatorja e njohur largohet emisioni (FOTO)

Me largimin Floriana Garos nga drejtimi i emisionit “Jo vetëm modë”, u përfol se ky program, do të mbyllej. Mirëpo shumë shpejt u gjet një prezantuese e re dhe ishte pikërisht Nevina Shtylla ajo që e drejtoi këtë emision përgjatë një sezoni televiziv.

Nevina i solli një frymë të re këtij programi, i cili ishte një ndër më të ndjekurit e të shtunave pasdite.

Mirëpo burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se Nevina nuk do ta prezantojë më këtë emision me nisjen e sezonit të ri televiziv në shtator.

Ende nuk dihet se kush do ta zërë vendin e Nevinës, e cila aktualisht është duke prezantuar spektaklin “Maratona e Këngës”. Gjithashtu ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një largim të Nevinës nga “Tv Klan”, apo për transferimin e saj në një program të ri brenda këtij televizioni.

Na mbetet të presim shtatorin për të zbuluar se ku do të shohim Nevinën në vazhdim.