Nevina Shtylla largohet nga televizioni “Klan”/ Rrëfehet moderatorja: Unë vijoj të…(FOTO) – AlpeGossip
Nevina Shtylla largohet nga televizioni “Klan”/  Rrëfehet moderatorja: Unë vijoj të…(FOTO)

Nevina Shtylla largohet nga televizioni “Klan”/ Rrëfehet moderatorja: Unë vijoj të…(FOTO)

Në valën e largimeve të shumta nga televizionet më të mëdha në vend, është përfolur dhe për një largim të mundshëmn të moderatores Nevina Shtylla nga televizioni “Klan”, ditën e sotme, “Xing.al” shkroi se Shtylla do të largohej nga drejtimi i emisionit “Jo Vetëm Modë” duke lënë të paqartë fatin e emisionit.

Por, e kontaktuar nga “iconstyle.al”, Nevina mohoi largimin e saj nga televizioni “Klan”. Ajo u shpreh se po udhëtonte drejt Shkodrës për të vijuar “Maratonën e Këngës” dhe përgënjeshtroi kështu zërat që pretendojnë se ajo nuk do të jetë më pjesë e “Klan”.

Megjithatë, përsa i përket emisionit “Jo Vetëm Modë”, duket se gjërat janë ende të paqarta.

“Unë vijoj të jem pjesë e televizionit ‘Klan’, por përsa i përket emisionit, do të ketë gjëra të reja për të cilat nuk mund të flas ende.”-u shpreh Nevina Shtylla duke lënë të kuptohet se sezonin e ardhshëm mund ta shohim në një tjetër projekt interesant.