ANJEZA MAJA LARGOHET NGA TOP CHANNEL/ Ja ku do ta shohim moderatoren këtë sezon… – AlpeGossip
ANJEZA MAJA LARGOHET NGA TOP CHANNEL/ Ja ku do ta shohim moderatoren këtë sezon…

ANJEZA MAJA LARGOHET NGA TOP CHANNEL/ Ja ku do ta shohim moderatoren këtë sezon…

Anjeza Maja ka vendosur të largohet nga Top Channel pas tre vitesh në prezantimin e emisionit të paradites. Burime për Anabel bëjnë me dije se prezantuesja ka mbyllur kontratën me televizionin aktual dhe se në sezonin e ri do ta shohim në Tv Klan.

Vetë ajo ka zgjedhur të mos e flasë projektin e ri që do të nisë me televizionin Klan, por është shprehur se kishte ardhur një moment që gjërat duhet të ndryshonin.

“Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paradites. Po, kam diçka me Klan-in por nuk do të jem si prezantuese por si protagoniste. Është më shumë diçka që dua ta bëj për kënaqësi. Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht.

Kam një biznes të vogël që po e ndërtoj dhe do të më kërkojë më shumë impenjim. Kështu, televizionin dua ta shijoj këtë vit me dritat e bukura të spektaklit, vetëm kaq.”- është shprehur ajo.