U PËRDHUNUA NGA VËLLAI/ Vajza 10 vjeçare sjell në jetë djalin – AlpeGossip
U PËRDHUNUA NGA VËLLAI/ Vajza 10 vjeçare sjell në jetë djalin

U PËRDHUNUA NGA VËLLAI/ Vajza 10 vjeçare sjell në jetë djalin

Një vajzë 10-vjeçare, e cila mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga vëllai i saj i madh, solli në jetë një djalë.

Fëmija, identiteti i së cilës nuk dihet, lindi përmes operacionit në një spital në Florencia të Kolumbisë.

Si foshnja e porsalindur ashtu edhe nëna e tij raportohet se janë mirë.

Përdhunimi ndodhi në Puerto Leguizamo, ku vajza jetonte me prindërit e saj. Sipas mediave lokale, prindërit e vajzës nuk donin të raportonin djalin e tyre tek autoritetet lokale.

“Sipas informacionit që kemi marrë nga policia, e mitura ngeli shtatzënë pasi u abuzua seksualisht nga një anëtar i familjes, vëllai i saj,”-tha drejtori i spitalit, Camilo Diaz.