GIGI HADID FESTON DITËLINDJEN/ Bella i bën urimin që çdo motër do ta dëshironte – AlpeGossip
GIGI HADID FESTON DITËLINDJEN/ Bella i bën urimin që çdo motër do ta dëshironte

GIGI HADID FESTON DITËLINDJEN/ Bella i bën urimin që çdo motër do ta dëshironte

itën e sotme supermodelja me famë botërore Gigi Hadid feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të shënuar për familjen Hadid, Bella e ka mbushur së fundmi llogarinë në Instagram plot me foto të saj dhe të motrës.

Po ashtu nuk ka munguar edhe një urim për të, që realisht çdo motër do ta dëshironte: “Gëzuar ditëlindjen shoqja ime e ngushtë prej gjaku dhe prej zgjedhjeje. Jam shumë me fat. Ti je gjithçka e mirë motra ime e ëmbël. Empatia jote, dashuria, besnikëria dhe etika e punës janë disa nga arsyet që ty të duan aq shumë, kaq shumë persona.

Kreativiteti yt dhe energjia gjithnjë shkojnë përtej surprizave dhe mua më emocionon çdo ditë.

Jam tepër e inspiruar nga ty dhe çdo përpjekje që ti bën.

Unë do të jem në anën tënde në çdo hap që do të hedhësh në të ardhmen. Jam fansja jote numër 1, dhe mezi po pres të festojmë të gjitha ditëlindjet bashkë. Të dua, topi im i vogël i diellit.”