VAJZA MBAHUNI! Ky është futbollisti i përzgjedhur si më i bukuri i Botërorit 2018 - AlpeGossip
VAJZA MBAHUNI! Ky është futbollisti i përzgjedhur si më i bukuri i Botërorit 2018

VAJZA MBAHUNI! Ky është futbollisti i përzgjedhur si më i bukuri i Botërorit 2018

Bjond dhe me sy bojëqielli, ai është bërë sensacion në media e rrjete sociale së fundmi. Rurik Gislason hyri në pjesën e dytë të ndeshjës së të shtunës mes Argjentinës dhe Islandës. Pamja e tij nordike tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe 30-vjecari është përzgjedhur si futbollisti me pamjen më të bukur të Botërorit.

Gislason luan për ekipin e Islandës, aktivizohet me klubin e Sandhausen dhe gjithashtu është model. Futbollisti është pëlqyer aq shumë sa nga 30 mijë fansa që kishte në Instagram ka shkuar në mbi 500 mijë për 30 minuta që qëndroi në lojë.

Popullariteti i Gislason u rrit edhe më shumë kur aktorja braziliane Gabriela Lopes tha për futbollistin: “Si është e mundur që është kaq i lezetshëm?”.