JEMI DUKE PRITUR/ Të gjitha “gjurmët” na bëjnë të ndihemi gati për një bashkëpunim Elvana-Kida-Ledri – AlpeGossip
JEMI DUKE PRITUR/ Të gjitha “gjurmët” na bëjnë të ndihemi gati për një bashkëpunim Elvana-Kida-Ledri

JEMI DUKE PRITUR/ Të gjitha “gjurmët” na bëjnë të ndihemi gati për një bashkëpunim Elvana-Kida-Ledri

Rezultatet, debatet e gjithçka që u përfol për “Festivalin e Këngës” nuk e penguan Elvana Gjatën t’i rikthehet koncerteve jashtë vendit. Sëbashku me Ledrin dhe Kidën, këngëtarja ka postuar foto e video krah kolegëve, e duket se të tre ia kanë kaluar shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në disa prej fotove me Kidën, vajzat duken vërtetë të ngjashme, e një detaj të tillë e ka vënë në dukje edhe vetë Elvana. “Sa janë këtu një apo dy se nuk po e kuptoj?”, ka thënë Gjata me shaka, ndërsa ka filmuar veten dhe Kidën. Veshur me të zeza, me flokë të gjata kafe, këngëtaret ngjasojnë shumë me paraqitjet e përzgjedhura për koncertin në fjalë.

Duke ditur se Elvana, Kida dhe Ledri i kanë me qejf bashkëpunimet, mos ndoshta postimet e shumta mes të treve na paralajmërojnë për ndonjë këngë të përbashkët? Pse jo, duke qenë shumë të famshëm dhe të dashur për publikun, treshja mund të sjellin një projekt që fansat do ishin shumë të lumtur ta dëgjonin. Mbetet për të pritur 2020-tën për të parë nëse këngëtarët do ta sjellin një surprizë të tillë për publikun apo jo…

Edhe pse, mesa shihet do dëgjojmë shumë shpejt nga këngëtarët!