I VODHËN FILMAT/ Ermal Mamaqi sqaron si u mbyllën faqet pirate (VIDEO) – AlpeGossip
I VODHËN FILMAT/ Ermal Mamaqi sqaron si u mbyllën faqet pirate (VIDEO)

I VODHËN FILMAT/ Ermal Mamaqi sqaron si u mbyllën faqet pirate (VIDEO)

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, producenti Ermal Mamaqi ka njoftuar se të gjitha faqet pirate që transmetonin filmat e tij, janë mbyllur. Ermali falenderon fillimisht AMA dhe AKEP, dy institucionet të cilat e vunë me profesionalizëm shërbimin e tyre në funksion të mbrojtjes së të drejtës së autorit.

Ermali shprehet: “Kjo është mënyra për të ndihmuar, biznesin, artin, industrinë, për të lejuar që filmat ose veprat në Shqipëri të vazhdojnë të prodhohen, të mos vidhen. E kam bërë me përgjegjësi kërkesën që çdo link, çdo domain që i është bllokuar aksesi është verifikuar nga institucionet përkatëse dhe është konstatuar që ai transmetonte. Nuk e vendos unë, janë disa makineri që me algoritmet e tyre kërkojnë përmbajtjen e këtij materiali dhe programi gjen listën e të gjithë atyre që transmetojnë veprat e vjedhura. Këto vepra merren, çohen në institucionet përkatëse, ata e vërtetojnë që ke të drejtë dhe pas kësaj kalon në bllokim. Nëse ti bën diçka të keqe, unë duhet të mbrohem. Nuk mund të vazhdoj të shoh sesi ti po shkel të drejtat e mia”.

Në fund producenti dha një mesazh: “Le të jemi të gjithë në mbështetje të artistëve shqiptarë, prodhuësve, të cilët me shumë vështirësi mundohen të mbijetojnë në këtë treg kaq të vogël, që piratët dhe mbështetësit e piratëve e bëjnë edhe më të pamundur”.

Saqrim per mbylljen e Pirateve qe me vidhnin filmat.

Ktu vjedh 1kg patate, ha 2Vjet burg. Vjedh nje biznes te tere, miliona leke, te dalin ne mbrojtje…

Gepostet von Ermal Mamaqi am Montag, 20. April 2020