NDAHET ÇIFTI I FAMSHËM TURK/ Shkak bëhet aktori shqiptar – AlpeGossip
NDAHET ÇIFTI I FAMSHËM TURK/ Shkak bëhet aktori shqiptar

NDAHET ÇIFTI I FAMSHËM TURK/ Shkak bëhet aktori shqiptar

Çifti i famshëm turk Demet dhe Seçkin Ozdemir, raportohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Mediat truke raportojnë se shkak për këtë është aktori me origjinë shqiptare Can Yaman. Mendohet se aktorja tradhëtoi të dashurin e saj me Can.

Demet dhe aktori me origjinë shqiptare luajnë së bashku rolet kryesore në një nga filmat më të ndjekur në Turqi për momentin ‘Zogu i hershëm’.

Por, Demet ka hedhur poshtë akuzat se ka tradhëtuar Seçkin: “Nuk jam e lidhur me Can. Jemi thjeshtë shokë. Nuk e kam tradhëtuar Seçkin, ne u përpoqëm por nuk eci. Puna jonë është shumë intensive dhe nuk mund të takoheshim. Kaq ishte marrëdhënia jonë.”

Ndërsa Can ka qëndruar i heshtur përballë akuzave se ishte ai arsyeja e ndarjes së çiftit dhe se kishte një lidhje dashurine me Demet.

Për të shmangur pyetjet e gazetarëve, ai u largua me taksi.