MOMENTI EPIK/ Aventura e familjes Mamaqi pasi ngatërruan biletën e avionit – AlpeGossip
MOMENTI EPIK/ Aventura e familjes Mamaqi pasi ngatërruan biletën e avionit

MOMENTI EPIK/ Aventura e familjes Mamaqi pasi ngatërruan biletën e avionit

Familja Mamaqi është gjendur mbrëmjen e djeshme në një aventurë të ngjashme si në filmin “2 Gisht Mjaltë”, i cili do të vijë së shpejti me pjesën e tij të dytë. Ermali dhe Ami kanë ngatërruar fluturimin, të cilin e kishin në orën 10 të mëngjesit, por janë paraqitur në aeroport në orën 10 të natës.

Ermali ka publikuar në rrjete sociale një video nga aeroporti në Milano me Amin, Sian dhe Joelin teksa i thotë Amit: Të të vijë turp, si munde ta ngatërrosh!

Fiks si tek '2 Gisht Mjaltë', aventura e familjes Mamaqi pasi

Historia nuk ka mbaruar me kaq sepse familja janë detyruar të ndryshojnë dhe hotelin. “Kemi ngelur te një hotel miq, sepse ai hoteli që shkuam nuk fuste gjithë familjen, nuk kishte një dhomë të madhe, donte që të rrinim nga dy veta në dhomë, duhet të ndaheshim nga kalamanjt, gjë që nuk është në rregull. Tani po presim të gjejmë një dhomë të madhe. Mirë që ngelëm por nesër duhet të kthehemi në Tiranë paradite sepse janë provat gjenerale të finales së “Dance Albania” dhe nuk ka avion paradite, “Air Albania” është në darkë. Ne duhet të udhëtojmë për në Verona, nga Milano për në Verona që është dy orë larg. Pyetëm tani për taksi dhe kushtonte 480 Euro deri atje dhe ne nuk kemi luajtur mendsh, apo jo Amarda? Ne mund të marrim një makinë me qira të cilën urojmë ta gjejmë. Unë po ik në aeroport ta gjej. Sa bukur kur ngatërron mami avionin, ngatërron orën 10 të mëngjesit me 10 të darkës! Një punë kishte Amarda, e ngatërroi!”, ka treguar producenti.

Fiks si tek '2 Gisht Mjaltë', aventura e familjes Mamaqi pasi

Ermali ka arritur në aeroport por nuk ka mundur të gjejë makinë me qira sepse ka qenë gjithçka mbyllur. Mirëpo, fatmirësisht ato kanë arritur të gjejnë një suitë të madhe, madje në ofertë.

Fiks si tek '2 Gisht Mjaltë', aventura e familjes Mamaqi pasi

“Kaluam një javë shumë të bukur në Itali dhe jemi të lumtur që na gjetën Krishtlindjet bashkë. Ndonëse ngatërruam fluturimin, dikush mund të ishte mërzitur shumë, por ne vendosëm të jemi të lumtur pavarësisht çdo gjëje. Ja ku jemi, do flejmë të katërt në një krevat dhe pse kemi krevatin tjetër andej. Ju urojmë të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet”, është shprehur Ermalit.

Fiks si tek '2 Gisht Mjaltë', aventura e familjes Mamaqi pasi

Më tej ai ka publikuar një foto të Amit krahas së cilës ka shkruar: Grua e mrekullueshme, bashkëshorte e lumtur, nënë e shkëlqyer…Ngatërron orën 10 të mëngjesit me orën 10 të natës…E dua!

Fiks si tek '2 Gisht Mjaltë', aventura e familjes Mamaqi pasi

Ditën e sotme Ermali i ka informuar ndjekësit në lidhje me historinë. Ato janë nisur fillimisht për në Bolonja, ndërsa në orën 14:00 duhet të kapin avionin.