“URIME 18-VJEÇARJA IME”/ Bes Kallaku i dedikon Ijes fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
“URIME 18-VJEÇARJA IME”/ Bes Kallaku i dedikon Ijes fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO)

“URIME 18-VJEÇARJA IME”/ Bes Kallaku i dedikon Ijes fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO)

Të gjithë e dimë dobësinë e Bes Kallakut për gjyshen e tij, Ijen.

Aktori i njohur i humorit ka treguar gjithmonë për lidhjen e tij të ngushtë me të dhe ditën e sotme në ditëlindjen e saj i ka bërë një urim special.

Ai i dedikon Ijes fjalët e ëmbla duke i treguar edhe një herë dashurinë e madhe që ka për të.

“Urime ditëlindjen e shtrenjta ime. Edhe sot në 81-vjetorin tënd, serish të gjeta duke punuar si gjithmonë, në kopështin që të mban gjallë dhe të re, në kopështin që të përtërin shpirtin. Në kopështin ku sa herë vijmë na mbush me domate, patate, qepë! Urime 18-vjeçarja ime. Te kjo foto ke dalë si CR7 . Të duam shumë, dashuria, përqafimi, ngrohtësia, ajo që na rriti dhe na dha natyrshmërinë e fshatit. Bekuar qofshin gjyshërit e gjyshet! . Zoti ju rujt!”,