“JANË SHUMUAR FRIKËRAT E MIA”/ Rozana Radi flet hapur: Vuaj nga Hipokondria – AlpeGossip
“JANË SHUMUAR FRIKËRAT E MIA”/ Rozana Radi flet hapur: Vuaj nga Hipokondria

“JANË SHUMUAR FRIKËRAT E MIA”/ Rozana Radi flet hapur: Vuaj nga Hipokondria

Rozana Radi në një lidhje me emisonin “Jo vetëm modë” ka rrëfyer ndër të tjera se vuan nga Hipokondria. Siç e shpjegon vetë moderatorja e “Boom” kjo është një gjendje që e bën të jetë e shqetësuar gjatë gjithë kohës, edhe kur nuk ka asnjë sëmundje,

“Hipokondria quhet. Është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e vitit të dytë të mjekësisë në fakultet, të cilët lexojnë shumë dhe mendojnë që çdo gjë që lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup. Unë këtë e përjetoj çdo ditë të jetës time, sikur vazhdoj të mbetem në vit të dytë në fakultet, kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithmonë. Unë jam hipokondrike.”

Ndërkohë ajo tregon se në këtë kohë pandemie i janë shtuar frikërat, ndërkohë që pranon se edhe nëse nuk do të ishte hipokondrike, sërish do të përpiqej të ishte e kujdesshme.

“Janë shumuar frikërat e mia, megjithatë këto ditë që dola, jo se nuk kam qenë e kujdesshme por me shqetësojnë njerëzit që nuk respektojnë distancat. Edhe nëse do të isha pa simptoma, do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat sepse do të doja një botë të pastër, pa epidemi dhe sociale. “