Historia e dhimbshme/ Me dy copa druri në vend të protezës, durrsakut i kthehet shpresa (Video) – AlpeGossip
Historia e dhimbshme/ Me dy copa druri në vend të protezës, durrsakut i kthehet shpresa (Video)

Historia e dhimbshme/ Me dy copa druri në vend të protezës, durrsakut i kthehet shpresa (Video)

Fuat Qezma iu drejtua emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 me një kërkesë të thjeshtë, një protezë për këmbën e tij. Fuati 51 vjeç banon në Shkozet të Durrësit dhe ka humbur njërën këmbë në vitin 1997 si pasojë e një shpërthimi me dinamit.

Për 17 vjet ka mbajtur një protezë prej druri të sajuar vetë dhe jeton me bashkëshorten e tij të sëmurë. Për shkak të protezës së papërshtatshme me zor ecën dhe madje i shkakton edhe dhimbje. Por edhe për Fuatin ka një dorë që shtrihet për ta ndihmuar. Elvis Naçi i ka siguruar protezë për këmbën dhe ai mezi po pret t’i rikthehet punës. Tani ai ndihet me vlerë dhe i lumtur. Tashmë edhe e ecura e tij është normale, ndërsa sytë i mbushen me lot kur takon Naçin.