PAS PRANVERA BORAKAJ/ Një tjetër moderatore shqiptare nuk mban dot të qeshurën në emision (VIDEO) – AlpeGossip
PAS PRANVERA BORAKAJ/ Një tjetër moderatore shqiptare nuk mban dot të qeshurën në emision (VIDEO)

PAS PRANVERA BORAKAJ/ Një tjetër moderatore shqiptare nuk mban dot të qeshurën në emision (VIDEO)

Mirela Milori është një nga gazetaret e ‘ABC News’, e njohur për profilin serioz që transmeton gjithmonë. Ditën e sotme i ftuar krah saj ka qenë Fatos Lubonja, opinionist i njohur për publikun. Gjatë komentit për një foto të kryeministrit të Shqipërisë, Lubonja shkaktoi të qeshura në studio.

Mirela nisi të qeshte dhe nuk mundi të ndalonte për disa sekonda. Në përpjekje për t’iu rikthyer seriozitetit, me shumë vështirësi Milori mori situatën në duar. Vetë moderatorja nuk ka reaguar ende për situatën në fjalë, ndërsa video është publikuar nga Olti Curri.