TË GJITHË E PRESIN NË EKRAN/ Marina mahnit me fotot nga një prej vendeve më të bukura – AlpeGossip
TË GJITHË E PRESIN NË EKRAN/ Marina mahnit me fotot nga një prej vendeve më të bukura

TË GJITHË E PRESIN NË EKRAN/ Marina mahnit me fotot nga një prej vendeve më të bukura

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet e reja të showbiz-it që gjatë vitit 2017 e kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore. Që prej kësaj kohe dedikimet, fotot, dhuratat apo udhëtimet nuk kanë ndaluar. Mesa duket, dyshja ka vendosur që fundin e vitit 2018 ta festojnë në një nga vendet më të bukura të botës, në Las Vegas. Këtë e kanë zbuluar vetë ata nëpërmjet fotove në ‘Instagram’.

Të dy duken shumë bukur, të veshur mirë dhe të kuruar në detaje. Marina është përfolur se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri në ekran, por duket se kjo do të marrë edhe pak kohë.