Vesa Luma “braktis” Zelandën e Re/ Vjen në Kosovë për projektin më të ri (FOTO) – AlpeGossip
Vesa Luma “braktis” Zelandën e Re/ Vjen në Kosovë për projektin më të ri (FOTO)

Vesa Luma “braktis” Zelandën e Re/ Vjen në Kosovë për projektin më të ri (FOTO)

Vesa Luma ka lënë Zelandën e Re ku ka jetuar këtë vit me djalin dhe bashkëshortin Big Basta dhe është kthyer në Prishtinë.

Këngëtarja do të qëndrojë disa ditë në vendin e saj dhe gjatë kësaj kohe do të jetë pranë fansave të saj edhe pse pak më ndryshe.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Vesa bëri me dije se do të fillojë prezantimin e një programi në një radio në kryeqytet.

Ajo ka mbërritur bashkë me djalin në Kosovë, ndërsa nuk dihet nëse i shoqëron Big Basta apo nëse qëndrimi është i përkohshëm.

“Jam e lumtur që gjatë kohës që do të qëndroj në Prishtinë, do të rifilloj programin që më ka dhënë një energji tepër te mirë #GlamGold, çdo të shtunë dhe të dielë nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Falemderit nga zemra @glamradio që ma besuan ëeekendin për të qenë ma afër me ju, me hitet me të njohura ndër vite..jom shume exited qe më ne fund do të komunikojmë bashkë’, ka shkruar këngëtarja në foto.