FESTIVALI I RTSH-s/ Pas një sërë reagimesh në rrjet, Stine ka këto fjalë për të thënë: Kur do bëhemi njerëz…! – AlpeGossip
FESTIVALI I RTSH-s/ Pas një sërë reagimesh në rrjet, Stine ka këto fjalë për të thënë: Kur do bëhemi njerëz…!

FESTIVALI I RTSH-s/ Pas një sërë reagimesh në rrjet, Stine ka këto fjalë për të thënë: Kur do bëhemi njerëz…!

Vendimi i fitueses së Festivalit të 58-të ‘RTSH-së’ solli mjaft diskutime në rrjet, por jo vetëm. Artistë të ndryshëm reaguan në rrjetet sociale rreth vendimit të jurisë dhe vlerësimit të tyre me pikë. I fundit i cili ka zgjedhur të shprehë mendimin e tij publikisht ka qenë Stine, i cili ka publikuar një foto të pikëve të jurisë.

“Shqipëria e voton Elvanën me dy pikë, ndërsa të huajt me 18 pikë. Turp i madh. Kur do bëhemi njerëz ne aman, kur do gjykojmë drejt njëherë të vetme. Si ka mundësi që e gjithë Shqipëria e dinte për fituesen e djeshme që pa filluar festivali, ndërsa ajo vetë na u surprizua aq shumë saqë se di ngeli pa fjalë”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij të fundit në ‘Instagram’.

Komentet dhe reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet, duke shkaktuar shumë zhurmë në rrjet.

Kujtojmë se në vendin e tretë u rendit Sara Bajraktari me ‘Ajër’, në vendin e dytë Elvana Gjata me ‘Me tana’ dhe në vendin e parë Arilena Ara me ‘Shaj’.