Pas një debati të gjatë virtual, erdhi radha e Elvana Gjatës për të dhënë pronononcimin e saj. Nëpërmjet një shkrimi në Instagram, Elvana ka thënë shumëçka.
Duke i uruar Arilenës fitoren, artistja ka falenderuar fansat shqiptarë e të huaj, që e kanë mbështetur që nga momenti kur u publikua “Me Tana”. “Dashni më fal as sa 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”, ka qenë një ndër frazat ironizuese të Elvanës, teksa shkrimin e ka përmbyllur me një premtim.
“Mezi pres projektet e tjera’”, është shprehur Gjata, duke lënë të kuptohet se do të jetë pranë publikut ashtu si në 15 vitet e fundit. Reagimin e plotë e gjeni më poshtë.