DALIN PAMJET/ Edi dhe Ada përplasen keq me Ritvanën pas përjashtimit – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Edi dhe Ada përplasen keq me Ritvanën pas përjashtimit

DALIN PAMJET/ Edi dhe Ada përplasen keq me Ritvanën pas përjashtimit

Edi dhe Ada u përjashtuan disa ditë më parë nga “Përputhen”, pasi dyshja ishin takuar jashtë programit të dashurisë, duke thyer kështu rregullat.

Pas përjashtimit, Edi dhe Ada kanë akuzuar Ritvanën se i ka nxjerrë zbuluar te produksioni. Në pamjet e publikuara shihet se Edi është acaruar keq me Ritvanën në prapaskenë.

Kjo e fundit ka mohuar gjithçka. “Si nuk ju vjen turp një herë! Restoranti ka kamera. Mua nuk më intereson ça bëni ju”, është shprehur ajo.

Më tej Ritvana ka sqaruar se Edi dhe Ada akuzojnë në fakt shoqet e saj, pasi të gjitha kanë qenë në të njëjtin restorant me dyshen. Konkurrentja ka shtuar se shoqet e saj janë të rritura, serioze dhe nuk merren me gjëra të tilla.

“Akuzuan shoqet e mia jo mua, unë nuk isha në atë pozicion ku mund t’i bëja foto. Unë isha me kurriz. Shoqet e mia janë serioze, janë të rritura, nuk merren me këto gjëra. Nuk kam asgjë personale me Edin, madje kam pasur shumë marrëdhënie të mirë me të dhe të gjithë e dinë. Aq më tepër unë, nuk do t’jua bëja kurrë atyre se i kam kaluar vetë këto gjëra nga daljet me Argjendin. Pse ta bëja?!”, ka treguar ajo.