PËRFLITET SE KËRKON 9 MIJË EURO PËR DASMA”/ Këngëtarja shqiptare: Nuk është e vërtetë, duan të më… – AlpeGossip
PËRFLITET SE KËRKON 9 MIJË EURO PËR DASMA”/ Këngëtarja shqiptare: Nuk është e vërtetë, duan të më…

PËRFLITET SE KËRKON 9 MIJË EURO PËR DASMA”/ Këngëtarja shqiptare: Nuk është e vërtetë, duan të më…

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja Remzie Osmani ka thënë se do të këndojë në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro.

Pas këtyre lajmeve, Remzia ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka sqaruar se këto publikime nuk janë të vërteta, si dhe ka shtuar se janë bërë për t’i dëmtuar imazhin.

“Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!
Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.
Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi.
I falenderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rënë pre e këtyre dezinformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat sociale, të cilat janë të krijuara vetëm për publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.
Me qëllim që këto shpfije të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua”, ka shkruar ajo.