DALIN PAMJET NGA DITËLINDJA/ Ja super surpriza e Skerdit për Aurela Gaçen (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DALIN PAMJET NGA DITËLINDJA/ Ja super surpriza e Skerdit për Aurela Gaçen (FOTO+VIDEO)

DALIN PAMJET NGA DITËLINDJA/ Ja super surpriza e Skerdit për Aurela Gaçen (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka festuar dy ditë më parë 44 vjetorin e lindjes. Siç u pa dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ajo e festoi ditëlindjen në një festë madhështore ku të pranishëm ishin shumë kolegë e familjarë.

Mirëpo vetëm pak orë më parë Aurela ka zbuluar se në fakt kjo festë ishte një surprizë e organizuar nga bashkëshorti i saj Skerdi, i cili në fshehtësi të plotë kishte mbledhur gjithë njerëzit e dashur të Aurelës dhe i kishte përgatitur një natë magjike.

Në një video të publikuar nga Aurela në ‘Instagram’ shihet se si Skerdi së bashku me miqtë dhe familjarët janë fshehur dhe në momentin që këngëtarja ka mbërritur në lokal i kanë kënduar asaj këngën.

“Nuk kisha asnjë plan për të festuar. Mendova të mbidheshim në shtëpi ne familja edhe kaq. Por Skerdi kishte plane te tjera… në oren 2 mbasdite ka filluar të organizojë gjithcka. Telefonoi miqësinë time të vjetër me të cilët kam shumë vite që ndajshumë ngjarje, bashkepunëtorët e grupin , familja po e po, e në fshehtësi më surprizuan kështu.

Skerdi ia del gjithmonë të më gëzojë. Ai e njeh shpirtin tim , di me detaje çfarë më bën të gëzohem, e di që i dua njerëzit . Ai e di dobësinë time për zërin e Aleksandër Gjokës dhe ashtu papritur e sollisurprizë . Ngaqë më njeh mirë, mblodhi rreth meje njerëz që gëzonin për mua . Edhe ia doli, sepse unë vetëm kështu dua të festoj, mes dashurisë. Disa nga miqtë e vjetër nuk arritën dot sepse gjithçka u organizua për pak orë… disa edhe nuk ka arritur t’i lajmërojë për arsye hutimi… por ditëlindje të tjera na presin. Njerëzit pranë ,kanë më shumë vlerë se çdo dhuratë tjetër.”, ka shkruar Aurela pranë videos.