Fansat e Emina Çunmulaj bezdisen nga fotot e barkut të rrumbullakosur, ajo u kthehet ashpër: Mësohuni ose… – AlpeGossip
Fansat e Emina Çunmulaj bezdisen nga fotot e barkut të rrumbullakosur, ajo u kthehet ashpër: Mësohuni ose…

Fansat e Emina Çunmulaj bezdisen nga fotot e barkut të rrumbullakosur, ajo u kthehet ashpër: Mësohuni ose…

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Shumë shpejt ajo do të bëhet nënë për herë të dytë dhe ndihet mëse e lumtur për këtë gjë. Pothuajse çdo ditë Emina poston fotografi për të treguar se si po kalon periudha e saj e shtatzënisë, por mesa duket kjo gjë i ka bezdisur disa persona. Ajo ka bërë një postim të gjatë në ‘Instagram’ dhe ka shkruar disa fjalë shumë frymëzuese për të gjitha gratë shtatzëna.

“Ata thanë ‘mjaft me barkun tënd’ dhe unë u thashë ‘mësohuni me të ose largohuni’. Jam shumë krenare dhe ndihem e bekuar që Zoti më ka dhënë mundësinë të provojë kënaqësinë dhe dhuratën më të madhe në botë, atë të të qenurit grua që krijon jetë, fuqia më e madhe në univers. Për të gjitha nënat shtatzëna: “ndjeni krenarinë, lumturinë, bekimin shpërndani energjinë e bukur me të tjerët sepse kjo botë ka nevojë për energji të mirë. Nuk është turp ushqyerja me gji. Pas të gjithave duhet të falenderojmë të dy ata persona që na sollën në jetë. Dashuri”, – ka shkruar Emina.