“MË SHOHIN ME IRONI”/ Fifi bisedon me Granitin: Ja pse të votuan për të dalë jashtë – AlpeGossip
“MË SHOHIN ME IRONI”/ Fifi bisedon me Granitin: Ja pse të votuan për të dalë jashtë

“MË SHOHIN ME IRONI”/ Fifi bisedon me Granitin: Ja pse të votuan për të dalë jashtë

Kjo është java e parë që Granit Cana është në nominim dhe rrezikon të eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh. Kjo javë nuk ka qenë e lehtë për ish-futbollistin, i cili ka debatuar me disa banorë që e kritikuan për mënyrën se si po luan.

Pas distancës me Fifin, duket se Cana nuk po e menaxhon mirë situatën në shtëpi, sepse, siç ai vetë i tha këngëtares, ajo është i vetmi person tek i cili mund të besojë aty brenda. Pasi i tha se e ka penalizuar duke i qëndruar nga pas dhe duke mos e lejuar të njohë edhe banorët e tjerë, Graniti i kërkoi një përqafim Fifit dhe nisi të fliste me të për mënyrën se si po ndihet pasi zbuloi publikisht se ka një të dashur jashtë.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Ti je mshel.

Granit: Edhe unë ma herët qesh tu kesh.

Fifi: Ke tu kesh me të folurat e tjetër kujt.

Granit: Po unë ça me bo tash, a t’i pjelli të folmet e mia a ça?

Fifi: Kur fola me Pajtimin më tha që ti jashtë je shumë ndryshe. Je tip, bën hajgare, nuk është që veç qesh, bën muhabet, je i qetë.

Granit: Pse po të duket që jam i mbyllt këtu?

Fifi: Ndoshta se po thu që çado që munesh me thon mund të ta keqkuptojnë.

Granit: Po ti a ke pa që shumica që po më nominojnë dhe që po më shohin me ironi, qysh po don tashi që une…

Fifi: Më duket ke harru që ke ardh në lojë.

Granit: Po e kuptoj që kena ardh në lojë, s’po më kupton ku po du me dal. Nuk është veç te nominimi, po përderisa të ironizojnë, je i padëshirum.

Fifi: Po edhe Semi ka kon tre javë e nominume.

Granit: Mirë, pshtoi Semi, u largu prej asaj.

Fifi: Edhe mu ka me më ra Granit, ty të ra, është e padiskutueshme. Pse nuk munohesh me llogjiku pse të kanë niominu ty.

Granit: Na 100 herë e kena diskutu. Shkaku i jonë… janë lidh senet. E kuptun shumica e banorëve që unë e kam nji tjetër jashtë edhe tash po menojnë që përveç teje… nuk afrohem me asnjonin, duhet me nejt në distancë mos me fol se ky e ka nji tjetër.

Fifi: Jo, Granit, të kanë nominu se të kam pështu unë një javë më para. Edhe është ideja me të shti me e provu qkit sen.

Granit: A thu që për qatë ndoshta?

Fifi: Jo 100 për qind, po 2 milion për qind. Po dun me të shti me e provu qit sen.

Granit: A ta merr menja që me Arditin në nominim s’kisha pështu a?

Fifi: Jo, kishe pështu.

Granit: Ai ka ken ma i preferum nga publiku.

Fifi: Jo, s’ka lidhje se Arbana tha që s’ka rëndësi renditja.

Granit: Jo, ajo tha Arditin, pastaj tha emrin tim.