ALKETA VEJSIU “VODHI” 2 MINUTA MË SHUMË NË “SANREMO”/ Reagon prezantuesi Amadeus (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ALKETA VEJSIU “VODHI” 2 MINUTA MË SHUMË NË “SANREMO”/ Reagon prezantuesi Amadeus (FOTO+VIDEO)

ALKETA VEJSIU “VODHI” 2 MINUTA MË SHUMË NË “SANREMO”/ Reagon prezantuesi Amadeus (FOTO+VIDEO)

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e emisionit “Porta a Porta” mbrëmjen e djeshme në “Rai 1”, ku foli për eksperiencën e saj në festivalin italian “Sanremo”.

Tema ishte “‘Saremo’, fitoi Amadeus”, dhe në mesin e të ftuarve ishte edhe prezantuesi i famshëm dhe drejtuesi artistik i festivalit, Amadeus.

E pyetur nga prezantuesi Bruno Vespa, për momentin kur Alketa zbriti dhe ngjiti dy herë shkallët në festival, moderatorja shqiptare u shpreh se i vodhi dy minuta më shumë kohë për të realizuar ëndrrën e saj.

“I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeus është që, kjo përulësi të prek”.

Për këtë moment që u diskutua gjatë në media foli vetë prezantuesi italian, i cili tha se ishin pikërisht këto të papritura që e bënë festivalin më special dhe kontribuuan në të.

“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival”, u shpreh Amadeus.

Fakti që Alketa foli dy minuta më shumë seç ishte parashikuar në prova, u vu re në momentin që ajo doli nga skena me Amadeus, dhe nga mikrofoni i hapur u dëgjua një audio e dikujt që fliste me dyshen e prezantuesve: “4 minuta? Po kishim rënë dakord”!