“Se kam akne, s’do të thotë që s’laj fytyrën”: Këngëtarja flet si askush tjetër! (FOTO) – AlpeGossip
“Se kam akne, s’do të thotë që s’laj fytyrën”: Këngëtarja flet si askush tjetër! (FOTO)

“Se kam akne, s’do të thotë që s’laj fytyrën”: Këngëtarja flet si askush tjetër! (FOTO)

Nuk besojmë të ketë gjë më acaruese se ato një mijë këshillat që të japin të tjerët kur shohin se po vuan nga aknet.

Nuk mundin thjesht t’i anashkalojnë por përkundrazi, shqetësohen për ty, t’i rikujtojnë që i ke aty dhe nisin të thonë: Provoje njëherë me mjaltë dhe kos. Oh vërtet?

Nëpër eksperienca të tilla ka kaluar dhe vetë këngëtarja e njohur Lorde, e cila foli hapur me fansat në Instagram mbi lëkurën e saj problematike.

“Për hir të vërtetës aknet ta shpifin. Por e dini çfarë ta shpif tjetër? Kur ke patur akne për vite e vite me radhë, ke provuar gjithçka është e mundur, ia ke bërë të gjitha trajtimet fytyrës dhe njerëzit të thonë: provo këtë, provo atë.”

Më pas këngëtarja përmendi një mal me gjëra, me të cilat njerëzit të sygjerojnë t’i kurosh aknet:

“Bëj një maskë me kështu apo një maskë me ashtu. E gjitha çka të duhet është një scrub për së mbari! Vaji i kokosit, vaji i kokosit është sekreti!”

Përpos kësaj Lorde tha se shpesh biem pre e mendësisë së rëndomtë “Njerëzit që kanë akne s’kanë higjienë, nuk e lajnë fytyrën!” Në një farë mënyrë ajo na la të kuptojmë se duhet të heqim dorë nga dhënia e këshillave të tilla, pasi pa e kuptuar po lëndojmë dikë.

Dijeni se dikush që ka akne nuk po rri duarkryq, po bën gjithçka mundet vetëm se nuk po funksionon. Të paktën jepjani këshillën kur ai/ajo jua kërkon, jo më herët!

“Kushdo që ka patur një lëkurë problematike apo që e ka ende (jo ajo lëkurë që bëhet mirë pas 3-4 ditëve që e ke lyer me krem) ia kuptoj hallin, ia ndiej dhimbjen” përfundoi artistja.