Jona Spahiu, moderatorja e dashur u bë nënë për herë të parë në 17 shtator të 2018. Ajo u bekua me një vogëlush emri i të cili është Raiden.
Pikërisht dje, Raiden kishte ditëlindjen e tij të parë. Duket se moderatorja ka organizuar një festë tepër të bukur, me miqtë dhe familjarë. Në festën e vogëlushit ishte e ftuar dhe Anxhela Peristeri e cila duket se ka kënduar për ditëlindjen e Raiden dhe të gjithë janë kënaqur.
Vendi dukej i zbukuruar me tullumbace dhe lodra të ndryshme që e bëjnë ambjentin perfekt për një ditëlindje vogëlushi.
Festën e vogëlushit ka qenë pikërisht Anxhela Peristeri që e ka zbuluar duke postuar disa video e duke i uruar bukuroshit të vogël të bëhet edhe 100 vjeç.
Ndërkohë, Jona nuk ka bërë asnjë postim në lidhje me festën por ndoshta zgjedh të zbulojë diçka më tepër ditën e sotme. /AlpeGossip.al








![“TË DASHURUAR PAS DAFINËS”/ Këngëtarja tregon kombinimin i cili do t’ju mahnisë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/08/dafinazqejkcvgulfid-400x318.jpg)





