Era tha se duket si “thes me dollarë” dhe ka të drejtë: Ja sa i kushtoi kombinimi në Dubai (FOTO) – AlpeGossip
Era tha se duket si “thes me dollarë” dhe ka të drejtë: Ja sa i kushtoi kombinimi në Dubai (FOTO)

Era tha se duket si “thes me dollarë” dhe ka të drejtë: Ja sa i kushtoi kombinimi në Dubai (FOTO)

Dy ditët e fundit këngëtarja Era Istrefi ka performuar në club-e të ndryshme në Dubai, duke marrë me vete familjen e saj dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë. Jo më kot keni parë postime të Nora Istrefit dhe Robert Berishës direkt e nga hotelet marramëndëse të Dubait.

Megjithatë, një detaj që na ra në sy neve të Blitz.al është shifra e madhe që Era ka harxhuar për kombinimin në veshje në njërën prej netëve të performancës në Dubai. Teksa ka publikuar disa foto para koncerit ajo shkruan: “Dukem si thes me dollarë” – duke qenë se printi në veshjen e saj, si tek xhaketa ashtu dhe tek çizmet ishte pikërisht një grumbull kartmonedhash dollari.

Por duket se nuk e ka pasur keq. Me një kërkim në Google zbuluam se xhaketa që ka veshur kushton rreth 1000 Euro ndërsa xhizmet 1100 Euro, të dyja produkte të firmës Balanciaga. Jo vetëm dukesh si thes me dollarë Era, por dhe paske harxhuar një “dorë të mirë” parash për performancën e veçantë në Dubai.