Vajza vini re! Luana ka një mesazh të rëndësishëm për t’ju dhënë (FOTO) - AlpeGossip
Vajza vini re! Luana ka një mesazh të rëndësishëm për t’ju dhënë (FOTO)

Vajza vini re! Luana ka një mesazh të rëndësishëm për t’ju dhënë (FOTO)

Mesazh më inspirues s’mund të merrni! Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara në showbizin shqiptar, pamja dhe format e saj tërheqëse e kanë vënë atë shpesh herë në qendër të lajmeve rozë. Por përveç fotove seksi e provokuese që publikon në rrjetet sociale, Luana shpesh herë na ka treguar se ka pasion të madh librin e leximin. Ajo ka publikuar disa herë në Instagram pjesëzat që i kanë pëlqyer nga librat që ka lexuar apo edhe shprehje të bukura që i ka parë në rrjetet sociale.

E të njejtën gjë ka bërë mbrëmjen e kaluar. Para se të flinte, moderatorja bukuroshe ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për femrat me anë të një fotoje në instastory ku ka publikuar një shprehje.

“Kur femrat mbështesin njëra-tjetrën, ndodhin gjëra të pabesueshme”, thotë shprehja e publikuar nga Luana.