Majk u vesh si FEMËR? Ja si qëndron e vërteta e pelerinës së tij (FOTO) – AlpeGossip
Majk u vesh si FEMËR? Ja si qëndron e vërteta e pelerinës së tij (FOTO)

Majk u vesh si FEMËR? Ja si qëndron e vërteta e pelerinës së tij (FOTO)

Ditën e djeshme Majku publikoi këngën e tij më të re “Paris Milano”në bashkëpunim me Ghetto Geasy- n. Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi robe de chambre i Majkut, ku u tha se në fakt ishte për gra.

Sot, artikuj të natyrës “se ku e kemi parë vend tjetër këtë veshjen e Majkut” qarkulluan kudo. Përfundimi erdhi si pasojë e kësaj fotoje të Gigi Hadid- it, e cila mban një të tillë, gjithashtu të Versace- s.

Me një kërkim fare të thjeshtë dhe shumë pak sekondësh në Google zbuluam se ajo që Majku mban veshur është robe de chambre i mëndafshtë LA COUPE DES DIEUX, i vlefshëm për burra dhe gra.

Por edhe nëse do të ishte ashtu siç thuhej, ku qëndron problemi? Le të kujtojmë të gjitha bashkë, të gjitha herët kur kemi veshur këmishën e të dashurit apo jemi çmendur pas xhinseve stil boyfriend. Majku nuk gaboi, por edhe po të kishte gabuar, punë e madhe. Mbetet po Versace në fund të ditës!